Programi "Të jetojmë më mirë"

Programi "Të jetojmë më mirë" është në plan veprimi 11-vjeçar nga "Electrolux" që synon t'i japë një formë më të mirë dhe më ekologjike jetesës në mbarë botën. Ai fokusohet në një listë në evoluim prej 100 veprimesh të guximshme që ne zotohemi të marrim përsipër deri në vitin 2030. Këto veprime paraqesin angazhimin tonë për katër objektiva të qarta që kemi hartuar nëpër kategoritë "Të hamë më mirë", "Të kujdesemi më mirë për rrobat", "Mjedis më i mirë në shtëpi" dhe "Kompani më e mirë".

 

LEXO MË SHUMË KËTU

100 Actions

Boshti i programit "Të jetojmë më mirë" është një listë veprimesh që ne jemi të angazhuar të implementojmë përgjatë 11 viteve. Lista do të zhvillohet me kalimin e kohës: deri në vitin 2030, do të përmbajë 100 veprime - secila prej tyre për të na ndihmuar të shkojmë përpara katër objektivave tona kryesore.

Veprimet përfshijnë bashkëpunime me partnerët, ekspertët e industrisë, bërës të respektuar të ndryshimeve- madje edhe marka të tjera - në mbarë globin. Duke qenë se është e pamundur që të nxiten ndryshime të gjera pa shikuar përtej vetes sonë.

Objektivat për vitin 2030

Të hamë më mirë

Ne kemi synojmë të frymëzojmë më shumë persona që të ushqehen në një mënyrë që sjell përfitime si për njerëzit ashtu edhe për planetin. Kjo nënkupton të ndihmojmë në përmirësimin e vlerave ushqyese të ushqimeve që konsumojnë të tjerët ndërsa tregojmë se sa e kënaqshme mund të jetë nëse përfshihen ingredientë më ekologjikë - në veçanti opsionet me bazë bimore. Ne gjithashtu dëshirojmë të ndihmojmë në reduktimin e mbetjeve ushqimore në çdo mënyrë që të mundemi.

Objektivi për vitin 2030: Të bëjmë ushqyerjen ekologjike zgjedhjen e preferuar.

LEXO MË SHUMË

Të kujdesemi më mirë

Duke modernizuar teknologjinë e kujdesit dhe duke frymëzuar zakone më të mira kujdesi për të gjitha pëlhurat, ne synojmë të zgjasim jetëgjatësinë mesatare të rrobave ndërsa përgjysmojmë ndikimin e kujdesit në mjedis. Ne gjithashtu duam të kontribuojmë në modele konsumi mode më ekologjike. 

Objektivi për vitin 2030: T'i bëjmë rrobat të rezistojnë dy herë më gjatë duke përgjysmuar ndikimin e tyre në mjedis

LEXO MË SHUMË

Mjedis më i mirë në shtëpi

Puna drejt këtij objektivi do të përshpejtojë zhvillimin e zgjidhjeve që t'u mundësojmë më shumë njerëzve të kenë shtëpi më të shëndetshme në një mënyrë më ekologjike. 

Objektivi për vitin 2030: T'i bëjmë shtëpitë më të shëndetshme dhe më ekologjike përmes zgjidhjeve inteligjente për ajrin, ujin dhe dyshemetë

LEXO MË SHUMË

Kompani më e mirë

Përmes më shumë përgjegjshmërie në prodhim, gjetjen e burimeve dhe në zgjidhje, ne synojmë ta bëjmë prodhimin tonë neutral për klimën duke vënë në punë njëkohësisht fabrika me zero mbetje. Ne duam t'i zhvillojmë produktet tona në përputhje me objektivin e veprimeve të OKB-së për klimën dhe kërkojmë të ofrojmë modele biznesi dhe projekte që optimizojnë përdorimin e burimeve.

Objektivi për vitin 2030: Ta bëjmë biznesin tonë neutral për klimën dhe qarkullues

LEXO MË SHUMË

Raporti i programit "Të jetojmë më mirë"

Një studim global që shqyrton sjelljet dhe sfidat e konsumatorit kur bëhet fjalë për jetesën ekologjike.

One man & woman

Prezantojmë gatimin intuitiv

Produktet në gamën tonë të kuzhinës janë aq intuitive sa nuk është nevoja të mendoni. Në vend të kësaj, mund të fokusoheni te shijet, familja dhe miqtë. Për jetesë më të mirë. Dizajnuar në Suedi.

Të hamë më mirë

Ushqimi është faktori i vetëm më kritik kur bëhet fjalë për shëndetin tonë. Ai është gjithashtu kritik për shëndetin e planetit tonë, ku industria ushqimore përbën një të tretën e konsumit global të energjisë dhe mbi 20 për qind të emetimeve*. Edhe më tronditës është fakti se 30% e ushqimit që blejmë e hedhim**, edhe pse një e nënta e botës bie në gjumë çdo natë e uritur***. Kjo është arsyeja përse duam t'i ndihmojmë njerëzit që të bëjnë zgjedhje më të mira në ushqyerje, në mënyra që janë të pamundimshme dhe të kënaqshme.

* Burimi: OKB SDG, 2018
** Burimi: OKB SDG, 2018
*** Burimi: Food Aid Foundation

Lexo më shumë

Objektivi për vitin 2030: Të bëjmë ushqyerjen ekologjike zgjedhjen e preferuar

Ne synojmë t'i frymëzojmë njerëzit që ta konsumojnë, marrin dhe trajtojnë ushqimin në një mënyrë që sjell përfitime si për njerëzit ashtu edhe për planetin - pa sakrifikuar kënaqësinë.

Fushat ku fokusohemi

Për të na orientuar drejt objektivit tonë, ne do të përpiqemi të çojmë më tej inovacionet në produkte, të edukojmë konsumatorët, të kryejmë kërkime të mëtejshme dhe të krijojmë partneritete të dobishme. Aspektet ku synojmë të fokusohemi për "Të hamë më mirë" janë:

  • Të reduktojmë mbetjet ushqimore në çdo mënyrë që mundemi
  • Të frymëzojmë më shumë ushqyerjen me bazë bimore
  • Të minimizojmë humbjet ushqimore tek ushqimet
  • Të përmirësojmë përvojën e të ushqyerit ekologjik përmes përmirësimit të shijeve, teksturave dhe ngjyrave
  • Ta bëjmë të lehtë implementimin e të gjitha aspekteve në jetën e përditshme

"Ne gjithmonë përpiqemi të gjejmë zgjidhje më të mira për ruajtjen e ushqimit. Por ushqyerja ekologjike nënkupton gjithashtu edhe ndryshimin e sjelljes. Për të arritur një kauzë të madhe duhen bërë hapa të vegjël."

Hanna Nykänen

Eksperte e Ruajtjes së Ushqimit. Electrolux, Suedi

Të kujdesemi më mirë për rrobat

Gjatë 20 viteve të fundit, ne kemi katërfishuar numrin e rrobave që përdorim*. Çështjen e rëndon fakti se 90% e rrobave tona hidhen përpara se të jetë nevoja për këtë**. Një pjesë e problemit është ndryshimi i shpejtë i modës - një tjetër është kujdesi për rrobat. Për shkak të zakoneve të këqija dhe të vjetra të larjes së rrobave, jetëgjatësia e tyre po ulet. Me industrinë e modës që është ndotësi i katërt më i madh në botë***, është koha që të ndryshojmë mënyrën se si konsumojmë dhe kujdesemi për rrobat tona.

* Burimi: Fashion Revolution
** Burimi: AEG Care Label Project
*** Burimi: Measuring Fashion, Global Impact Study 2018

Lexo më shumë

Objektivi për vitin 2030: T'i bëjmë rrobat të rezistojnë dy herë më gjatë duke përgjysmuar ndikimin e tyre në mjedis

Duke treguar kujdes më të mirë për rrobat, ne synojmë t'i ndihmojmë njerëzit të zgjasin jetëgjatësinë e rrobave të tyre duke përgjysmuar gjurmën në mjedis të kujdesit.

Fushat ku fokusohemi

Për të na orientuar drejt objektivit tonë, ne do të përpiqemi të çojmë më tej inovacionet në produkte, të edukojmë konsumatorët, të kryejmë kërkime të mëtejshme dhe të formojmë partneritete të dobishme. Fushat tona të fokusit për "Të kujdesemi më mirë për rrobat" janë:

  • Të shtojmë jetëgjatësinë e rrobave duke modernizuar teknologjinë e kujdesit dhe zakonet e kujdesit
  • Të reduktojmë ndikimin në mjedis të kujdesit për rrobat
  • Të mundësojmë përkujdesje për të gjitha pëlhurat
  • Të kontribuojmë në modele më ekologjike të shfrytëzimit të modës

"Ne duhet të shohim se çfarë disponojmë aktualisht si burimet tona kryesore - në vend që të vazhdojmë të 'ushqejmë përbindëshin'".

Orsola de Castro

Inovatore në Industrisë së Modës. Fashion Revolution, Mbretëri e Bashkuar

Të shtojmë jetëgjatësinë

Mënyra se si i trajtojmë rrobat tona ka një ndikim të konsiderueshëm në mjedis. Ne besojmë se duke u kujdesur më mirë për rrobat tona sot, mund të ndërtojmë një të ardhme më ekologjike. Jepuni rrobave më shumë jetëgjatësi me "Electrolux PerfectCare".

Lexo më shumë

Mjedis më i mirë në shtëpi

Cilësia e dobët e ajrit është bërë një rrezik i përhapur për shëndetin e njerëzve. Sipas OKB-së, 92% e personave jetojnë në vende ku ndotja tejkalon kufijtë e rekomanduar. Ndërsa ne kalojmë më shumë kohë në ambiente të brendshme - mesatarisht rreth 16 orë në ditë* - kjo vetëm i përkeqëson gjërat. Për shkak të ajrosjes së pamjaftueshme, përqendrimi i ndotësve të dëmshëm në ambiente të brendshme shpesh mund të jetë deri në pesë herë më i lartë se në ambiente të jashtme*. Kjo nuk ka pse të jetë kështu. Dhe ne mund të bëjmë përpjekje për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve në shtëpi.

*Burimi: BEAMA - My Health

Lexo më shumë

Objektivi për vitin 2030: T'i bëjmë shtëpitë më të shëndetshme dhe më ekologjike përmes zgjidhjeve inteligjente për ajrin, ujin dhe dyshemetë

Puna drejt këtij objektivi do të përshpejtojë zhvillimin e zgjidhjeve që u mundësojmë më shumë njerëzve të kenë shtëpi më të shëndetshme në një mënyrë më ekologjike.

Fushat ku fokusohemi

Duke punuar drejt këtij objektivi, "Electrolux" do të përshpejtojë zhvillimin e zgjidhjeve që u mundësojmë më shumë njerëzve të kenë shtëpi më të shëndetshme në një mënyrë më ekologjike. Kjo mund të përfshijë:

  • Zhvillimin e zgjidhjeve të sofistikuara të kujdesit për ajrin dhe dyshemetë, të mundësuara nga teknologjia dixhitale.
  • Optimizimin e mjedisit të ambienteve të brendshme, si edhe të qenit një forcë drejtuese për më shumë pajisje efikase në burime dhe me ndikim të reduktuar në klimë.

"Cilësia e ajrit në ambientet e brendshme është përkeqësuar 2 deri në 5 herë krahasuar me të kaluarën".

Monica Celotto dhe Fiorella Trivillin

Inovatorë në Cilësinë e Ajrit dhe Ekologjinë. Electrolux Italy

Kompani më e mirë

Kur e ardhmja jonë varet nga zgjedhjet që bëjmë sot, të gjithë duhet të bëjmë pjesën që na takon. Kjo nuk vlen vetëm për individët. Tek "Electrolux", për t'i dhënë formë jetesës për më mirë, ne jemi të angazhuar të formësojmë kompaninë tonë për më mirë. Ne duhet të shohim se çfarë bëjmë kur bëhet fjalë për prodhimin, si p.sh. si punojnë fabrikat tona dhe çfarë materialesh zgjedhim, dhe si mund të optimizojmë jetëgjatësinë e produkteve dhe të sigurohemi që pajisjet po përdoren saktë për të maksimizuar efikasitetin e burimeve.

Objektivi për vitin 2030: Ta bëjmë biznesin tonë neutral për klimën dhe qarkullues

Ne synojmë që t'i bëjmë fabrikat tona pa mbetje dhe plotësisht neutrale për klimën ndërkohë që zhvillojmë produkte që maksimizojnë efikasitetin kur bëhet fjalë për energjinë dhe burime të tjera.

Fushat ku fokusohemi

Për të na orientuar drejt objektivit tonë, do të përpiqemi të çojmë më tej inovacionet në produkte, të edukojmë konsumatorët, të kryejmë kërkime të mëtejshme dhe të krijojmë partneritete të dobishme. Fushat tona të fokusit për kategorinë "Kompani më e mirë" janë:

  • Ta bëjmë prodhimin neutral për klimën
  • Të kemi fabrika me zero mbetje
  • Të zhvillojmë produktet tona në përputhje me objektivin e veprimeve të OKB-së për klimën
  • Të ofrojmë modele biznesi dhe projekte që optimizojnë përdorimin e burimeve

"Në të ardhmen, mendoj se do ta shohim këtë periudhë si një moment vendimtar. Dhe kur të shoh pas, dua ta shoh si një moment që na bëri të ndryshojmë për mirë".

Jonas Samuelson

Drejtor Ekzekutiv dhe President i "Electrolux"

Hyrje

Ne dëshirojmë t'i ndihmojmë klientët që të përdorin zakone më ekologjike në jetën e tyre të përditshme. Por për ta nxitur ndryshimin në mënyrë efikase, duhet të kuptojmë hendekun mes synimeve të gjelbra dhe sjelljeve reale. Në një sondazh global, kemi hetuar sjelljet dhe shqetësimet në lidhje me synimet ekologjike dhe sjelljet rreth shijeve, kujdesit dhe mirëqenies.

Të dhënat dhe informacionet nga sondazhi do të na ndihmojnë të kuptojmë se si mund të vazhdojmë t'i fuqizojmë dhe t'i ndihmojmë klientët që të kapërcejnë këto barriera – dhe të krijojmë një urë për hendekun e gjelbër – që i pengon ata që t'i ndjekin këto qëllime.

Kësaj ankete iu përgjigjën 9320 persona në nëntë qytete: Stokholm, San Francisko, Hanoi, Shanghai, Buenos Aires, Santiago, Varshavë, Sao Paolo dhe Melburn. Qytetet përfaqësojnë tregjet kryesore për "Electrolux" dhe janë gjithashtu disa prej më përparimtarëve kur bëhet fjalë për sjelljet ekologjike.

Lexo më shumë

Çfarë besohet të jetë një përqasje ekologjike ndaj ushqimit?

Minimizimi i mbetjeve ushqimore besohet se është qasja më ekologjike ndaj ushqimit, ku 36% e të anketuarve e rendisin këtë si një prej tre veprimeve për ushqimin ekologjik. Konsumimi i ushqimeve të sezonit dhe i ushqimeve të rritura në shtëpi zinin vendin e dytë dhe të tretë si qasjet më ekologjike ndaj ushqimit. Vetëm 18% e të anketuarve thanë se konsumimi i ushqimeve me bazë bimore është qasja më ekologjike.

Një dietë me bazë bimore përbëhet kryesisht ose plotësisht nga ushqime me origjinë nga bimët, duke përfshirë perimet, drithërat, arrat, farat, bishtajoret dhe frutat, dhe me pak ose aspak produkte shtazore (Wikipedia)

Si veprojnë njerëzit?

Minimizimi i mbetjeve ushqimore është sjellja më e zakonshme ekologjike, 53% e të anketuarve thonë se ata e praktikojnë këtë në jetën e tyre të përditshme. Vetëm një në katër hanë dietë me bazë bimore.

Cilat janë hendeqet brenda shijes?

Ambicia e klientëve për të kufizuar mbetjet e tyre ushqimore është e lartë, por disi ata dështojnë të veprojnë. 32% e të anketuarve duan të ulin mbetjet e tyre ushqimore krahasuar me sot. Por, 60% hedhin ushqime një herë në javë ose më shpesh. Arsyeja më e zakonshme për hedhjen e ushqimit është skadimi dhe se ushqimet e freskëta prishen shumë shpejt. Hendeku i gjelbër për ngrënien me bazë bimore është i vogël, dhe vetëm 18% e të anketuarve thonë se duan të hanë më shumë ushqime me bazë bimore. Barrierat kryesore për këtë janë frika se mos nuk marrin lëndë të mjaftueshme ushqyese nga dietë me bazë bimore, lënia pas e shijeve dhe konsistenca e produkteve shtazore dhe mosngopja pas një vakti.

Hendeku i gjelbër për ushqyerjen me bazë bimore është i vogël, dhe vetëm 18% e të anketuarve shprehen se dëshirojnë të konsumojnë më shumë ushqime me bazë bimore. Barrierat kryesore për këtë janë frika se mos nuk marrin lëndë të mjaftueshme ushqyese nga dieta me bazë bimore dhe mosngopja pas një vakti.

Vetëm 1 në 5 persona beson se ushqyerja me bazë bimore është mënyra më efikase për praktikat ekologjike të ushqimit. Në kontrast, rreth 30% e emetimeve klimatike në rang global vijnë nga prodhimi i ushqimit (burimi: Raporti i veçantë për ndryshimet klimatike dhe tokën, 2019).


Çfarë besohet se është një qasje ekologjike ndaj përkujdesjes?

5 nga 10 persona thonë se u mungojnë njohuritë mbi praktikat ekologjike në fushën e kujdesit për rrobat. Por, 69% janë të ndërgjegjshëm se rritja e jetëgjatësisë së rrobave është një praktikë ekologjike efikase. Kur iu kërkua që të përkufizojnë kujdesin ekologjik për rrobat, të anketuarit përmendën larjen e ngarkesave të plota dhe përdorimin e lavatriçeve me efikasitet në përdorimin e ujit.

Si veprojnë njerëzit?

Mënyra se si kujdesemi për rrobat tona varet shumë nga zakonet dhe vetëm 40% e të anketuarve përpiqen në mënyrë aktive që të zgjasin jetëgjatësinë e rrobave të tyre. Vetëm 48% sigurohen që të lajnë gjithmonë ngarkesa të plota rrobash, që tregon se ka vend për përmirësim në këtë fushë. Rrobat lahen sepse mbajnë erë të keqe ose kanë njolla, ose thjesht për shkak të dëshirës për të pasur rroba të sapolara. Zgjedhja e larjes në temperatura të ulëta nuk është e zakonshme sepse vetëm 1 në 3 persona e praktikojnë aktivisht këtë sjellje, pavarësisht faktit se detergjentet larëse shpesh janë po aq efikase në temperatura të ulëta.

Cilat janë hendeqet në përkujdesje?

Hendeku më i madh në përkujdesje është se të anketuarit thonë se dëshirojnë të përdorin pajisje më efikase në energji, në të njëjtën kohë, hendeku për larjen në temperatura më të ulëta është një prej hendeqeve më të vogla ku vetëm 14% dëshirojnë të ulin temperaturën më shpesh. Barriera kryesore në uljen e temperaturës është zakoni për të ndjekur udhëzimet e etiketës, dhe besimi se njollat nuk mund të hiqen në temperatura më të ulëta. Dhe vetëm 1 në 4 persona besojnë se ulja e temperaturës është më ekologjike.


Çfarë perceptohet si shkak për ndotjen e ajrit në ambientet e brendshme?

Ruajtja e cilësisë së ajrit në ambientet e brendshme përbën prioritet për të anketuarit, ku 4 në 5 persona përmendin cilësinë e ajrit dhe pastërtinë e tij si dy prej faktorëve më të rëndësishëm për mirëqenien në shtëpi. Sërish, vetëm 39% mendojnë se munden të përmirësojnë cilësinë e ajrit në ambientet e tyre të brendshme.

Gjysma e të anketuarve pretendojnë se janë në dijeni të shkaqeve të ndotjes së ajrit në ambientet e brendshme, dhe 41% besojnë se fshirja me fshesë me korrent ka ndikim negativ në cilësinë e ajrit në këto ambiente. Ndotësit më të këqij besohet se janë pirja e duhanit në ambiente të brendshme, pesticidet dhe spraji i flokëve ose i trupit.

Si veprojnë njerëzit për të përmirësuar cilësinë e ajrit në ambientet e brendshme?

Veprimet më të zakonshme për të përmirësuar cilësinë e ajrit në shtëpi janë ajrosja dhe fshirja me fshesë me korrent, megjithëse 41% e të anketuarve thonë se fshirja me fshesë me korrent kontribuon në ndotjen e ajrit të brendshëm. Të paktë janë ata që mendojnë se kanë mundësi të përmirësojnë cilësinë e ajrit në ambientet e brendshme.

Cilat janë hendeqet në mirëqenie?

Hendeku më i madh në mirëqenie është tek të anketuarit që dëshirojnë të përdorin purifikuesit e ajrit për të reduktuar substancat alergjike dhe ndotësit në ambientet e brendshme.

Për të pasur akses në raportin e plotë, kontaktoni me kamilla.dala@electrolux.com

Një shekull me rishpikje të mirëqenies në shtëpi

"Electrolux" u themelua me idenë për t'i bërë fshesat me korrent më të lehta dhe më të thjeshta për t'u përdorur, duke i promovuar ato nëpër botë si një mjet për të përmirësuar shëndetin dhe higjienën. Ky udhëtim ka filluar nga inovacioni i themeluesit Axel Wenner-Gren për të vendosur rrota në fshesën me korrent të Modelit V, deri te prezantimi i fshesës së parë robotike në botë, dhe është në vazhdim.

Një shekull me rishpikje të kujdesit për pëlhurat

Lavatriçja është quajtur shpikja më e madhe e revolucionit industrial, për shkak të ndikimit që ka pasur në rolin e grave në shoqëri. Me kontributet që përfshijnë revolucionarizimin e lavatriçes me "krah pluskues" në vitet 1940, "Electrolux" u ka dhënë mundësinë klientëve që të kalojnë kohë për gjëra që kanë vërtet rëndësi, qoftë për arsim apo për të kaluar më shumë kohë me familjen e tyre.

Një shekull me rishpikje të përvojave të shijes

Krijimi i përvojave më të kënaqshme të të ngrënit ka qenë gjithmonë forca drejtuese pas inovacioneve tona në kuzhinë. Gjatë historisë sonë, ne kemi shfrytëzuar trashëgiminë tonë unike profesionale për ta bërë këtë realitet. Përpunuesi inovativ i ushqimeve "Assistent" dhe furrat "CombiSteam" janë thjesht disa shembuj.

"Electrolux Assistent": një klasik i veçantë me dizajn nordik

Në vitin 1939, "Electrolux" i dha dizajnerit dhe inxhinierit suedez, Alvar Lenning, detyrën e konvertimit të një pajisjeje profesioniste kuzhine për restorante në një pajisje më të vogël dhe më kompakte që do të ishte praktike për përdorim shtëpiak. Të paktë do të ishin ata që dyshonin se përpunuesi i ushqimeve "Electrolux Assistent" do të bëhej një prej produkteve më rezistente, i vlerësuar si për fortësinë edhe për dizajnin.

product exhibition

"Model V" revolucionar

"Model V" kishte rrota që e lejonin të shkiste nëpër dyshemenë e shtëpisë për të thithur me efikasitet pluhurin dhe papastërtitë, megjithëse ishte më i vogël dhe shumë më i lehtë se pararendësit e tij. Ishte vetë Wenner-Gren që kishte hedhur idenë e rrotave. Fakti që pajisja ishte një përfaqësues i denjë i dizajnit të ri industrial të epokës, nën frymën e arkitektit gjerman Peter Behrens, nuk sillte asgjë të keqe.

I pari në botë: "Kazani i rrumbullakët"

Lavastovilja D10, e quajtur "kazani i rrumbullakët" u prezantua në vitin 1959. Ajo është lavastovilja e parë në botë mbi bango. Në një kohë kur shumica e kuzhinave nuk ishin përshtatur për të mbajtur lavastoviljet, ajo mund të montohej në shumicën e kuzhinave pa nevojën e rinovimeve të mëdha në kuzhinë.