AutoDose

Sasia e duhur e detergjentit? Lëreni AutoDose të vendosë

Nuk është gjithmonë e lehtë që të gjeni se sa detergjent duhet për secilën larje. Dhe me AutoDose, nuk është nevoja që të bëni këtë gjë.

Nëse hidhni më shumë ose më pak detergjent, rrobat tuaja mund të dëmtohen, por AutoDose ofron sasinë e saktë që ka nevojë çdo ngarkesë. Duke u siguruar që rrobat e preferuara prej pambuku mbrohen me secilën larje, dhe duke i mbajtur në gjendje më të mirë për një kohë më të gjatë.

Larje pa mundim për ju, kujdes më i mirë për rrobat tuaja.

Mbusheni një herë dhe lani 20 herë*

Funksioni inteligjent AutoDose e furnizon lavatriçen me dozën e duhur të kalibruar të detergjentit dhe zbutësit në kohën e duhur. Lavatriçja i peshon rrobat tuaja në kazan, dhe cakton sasinë e duhur të detergjentit për deri në 20 larje! Nuk është vetëm praktike dhe pa lodhje, por garanton gjithmonë kujdes më të mirë për rrobat tuaja.

 

* bazuar në ngarkesën mes. të konsumatorëve (ref. JRC109033 EUR 28809 EN)

Fleksibilitet i plotë i 4 ndarjeve

Sirtari i fortë i detergjentit ju lejon të ndryshoni mes shpërndarjes automatike dhe manuale të detergjentit, për pluhur ose lëngje. Katër ndarjet e mëdha e bëjnë të lehtë përdorimin, rimbushjen dhe pastrimin.

1. Dhomëza për detergjentin kryesor të rrobave me ngjyrë
2. Dhomëza për zbutësin
3. Dhomëzat manuale mund të përdoren për të plotësuar ato automatike për shembull për të derdhur detergjentin e specializuar për rroba të bardha, të zeza ose rroba me membranë.

Në aplikacion përshkruhen konfigurimet shtesë të sirtarëve.

Asnjëherë më shumë, asnjëherë më pak se sa duhet - thjesht kujdesi i duhur për rrobat.

Nëse hidhni më shumë ose më pak detergjent, rrobat tuaja mund të dëmtohen, por AutoDose ofron sasinë e saktë që ka nevojë çdo ngarkesë. Duke u siguruar që rrobat e preferuara prej pambuku mbrohen me secilën larje, dhe duke i mbajtur në gjendje më të mirë për një kohë më të gjatë.

Mbrojtje 3 herë më e gjatë kundër grisjes*

Përdorimi i një doze më të lartë detergjenti i dëmton fibrat e rrobave tuaja me kalimin e kohës, prandaj ato konsumohen më shpejt. Falë teknologjisë sonë, pambuku do të mbrohet nga zbardhimi, tkurrja dhe vjetërsimi i parakohshëm.

*Test për grisjen e pambukut kur aplikohet forcë. Pambuk që lahet në 30°. 30 larje me Electrolux AutoDose krahasuar me 10 larje me dozimin automatik të konkurrentëve

Mbajini rrobat e bardha të bardha

Përdorimi i një doze më të ulët detergjenti gradualisht i kthen rrobat gri, sepse rrobat mbeten të papastra dhe pa gjallëri. Teknologjia jonë AutoDose do të ofrojë sasinë e duhur të detergjentit dhe zbutësit në ciklet e larjes, çdo herë.

Kujdes pa u munduar me aplikacionin My Electrolux Care

Përfitoni kontroll të plotë në çdo moment me aplikacionin My Electrolux Care. Trokisni për të rregulluar cilësimet, menaxhoni AutoDose dhe merrni njoftime ndërkohë që jeni në lëvizje, dhe asnjëherë nuk do t’ju mbarojë detergjenti.

woman looking at My Electrolux App in mobile