...loading

Lavatriçet

PerfectCare Collection

Mos ndërroni gardërobën, ndryshoni mënyrën e kujdesit. Rrobat që marrin kujdesin e duhur kanë jetëgjatësi më të lartë. Lavatriçet tona PerfectCare shkojnë përtej larjes, ato ruajnë dhe respektojnë stilin tuaj.

woman on lawn

ColourCare - Të gjitha ngjyrat tuaja, gjithmonë më të shndritshmet

Sistemi ynë ColourCare pastron ujin në mënyrë që detergjentet të punojnë më së miri, edhe në temperaturë të ulët. Një pastrim i butë, por i plotë i mban ngjyrat e rrobave tuaja të duken po aq të shndritshme sa ditën që i keni blerë.

Ngjyrat nuk zbehen - nga larja në larje

Sekreti është tek uji. Një sistem unik filtrimi largon mineralet e dëmshme dhe papastërtitë për ta bërë larjen të butë, por të plotë. Më poshtë janë rezultatet e një testi për rezistencën e ngjyrave, i të kryer në poliestër gjatë 50 cikleve larjeje në 30 gradë. Me ColorCare, ngjyrat nuk zbehen, e zeza mbetet e zezë - nga larja në larje.

Kripa restauruese - Ujë më i butë, më shumë delikatesë për rrobat

Pa hyrë në kontakt me rrobat tuaja, kripa aktivizon një filtër shkëmbyes të joneve që zbut ujin dhe heq mineralet e ashpra dhe papastërtitë. Prandaj, ngjyrat do ta ruajnë intensitetin e tyre larje pas larjeje dhe të zezat nuk do të bëhen gri.

UltraCare - tekstura është e ruajtur plotësisht

Sistemi ynë UltraCare përzien paraprakisht detergjentet për larje të shpejtë dhe të plotë. Në këtë mënyrë, detergjenti arrin çdo fije dhe mbron pëlhurën, duke e bërë atë të butë dhe duke ruajtur pamjen e re për një kohë të gjatë.

...loading