Zgjedhja e lavatriçes PerfectCare
Zgjidhja jonë më inteligjente
Sistemi 900 ColourCare
Lavatriçja 900 me sistemin ColourCare pastron ujin. Kjo do të thotë që detergjentët dhe zbutësit punojnë në optimumin e tyre në temperatura të ftohta, duke jua larë rrobat me delikatesë por imtësisht. Premtojmë moszbehje të ngjyrave, larje pas larjeje.
Zgjidhja jonë më e njohur
Sistemi 700 SteamCare
Me sistemin SteamCare, përfundoni çdo larje me avull të butë, duke reduktuar rrudhat me një të tretën. Dhe duke rifreskuar rrobat tuaja të preferuara me programin e avullit, mund të kurseni mbi 40 litra ujë në cikël, duke zgjatur jetëgjatësinë e veshjeve.
Gama jonë
*Ofrohet vetëm në produkte të përzgjedhura.
Etiketa e re e energjisë
Komisioni Evropian ka hequr sistemin e vjetër të etiketimit të energjisë D-A+++ drejt një vlerësimi të thjeshtuar A-G me tregues të përditësuar rendimenti. Ai i ndan pajisjet në të gjithë shkallën e energjisë, duke ju ndihmuar të bëni zgjedhje të informuara.
Pa firo detergjenti me AutoDose
Sasia e tepruar ose mangët e detergjentit mund të cenojë rrobat, por AutoDose jep sasinë e saktë që i nevojitet çdo ngarkese. Sigurohuni që të preferuarat e pambukut të mbrohen me çdo larje – duke i mbajtur në gjendje më të mirë për më gjatë.
Mësoni më shumë rreth lavatriçeve tona
Kur jeni gati të investoni në një lavatriçe të re që i përshtatet më së miri stilit të jetesës dhe nevojave tuaja – ka disa faktorë që duhen marrë parasysh. Vendndodhja dhe hapësira në dispozicion, llojet e ndryshme të pëlhurave për të cilat kujdeseni dhe sa larje bëni në javë, të gjitha ndikojnë se cilën lavatriçe duhet të zgjidhni. Eksploroni udhëzuesin tonë të blerjeve për t'ju ndihmuar të gjeni lavatriçen e duhur për nevojat tuaja.