100 vjet jetë më e mirë

E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e jetës më të mirë 

Themeluar në Suedi në vitin 1919 nga sipërmarrësi Axel Wenner-Gren, Electrolux ka ndikuar pozitivisht në stilin e jetesës për 100 vjet duke rishpikur përvojat e shijes së shkëlqyer, kujdesit dhe mirëqenies për klientët tanë. Kjo është historia jonë.

Një shekull rishpikjeje të mirëqenies në shtëpi

Electrolux është themeluar për t’i bërë fshesat me korrent më të lehta dhe më të thjeshta për t’i përdorur, duke i promovuar rrotull botës si vegël për të përmirësuar shëndetin dhe higjienën. Nga inovacioni i themeluesit Axel Wenner-Gren për t’u vënë rrota fshesave me korrent Model V, deri te prezantimi i fshesës së parë robotike në botë, ky udhëtim vazhdon.

Një shekull rishpikjeje për kujdesin ndaj rrobave

Lavatriçja është quajtur shpikja më e madhe e revolucionit industrial, për shkak të ndikimit që kishte në rolin e grave në shoqëri. Me kontribute të tilla duke përfshirë edhe lavatriçen e revolucionarizuar me “krah pluskues” në vitet 1940, Electrolux u ka dhënë mundësinë klientëve të kalonin kohë me gjërat që vërtet kanë rëndësi, qoftë për arsim apo për të kaluar më shumë kohë me familjen.

Një shekull rishpikjeje të përvojave të shijimit

Krijimi i përvojave të kënaqshme të ngrënies ka qenë gjithmonë forca drejtuese pas inovacioneve tona në kuzhinë. Gjatë historisë sonë, për ta bërë këtë realitet ne jemi tërhequr nga trashëgimia jonë unike profesionale. Asistenti përpunues inovativ i ushqimeve dhe furrat CombiSteam janë vetëm dy prej shembujve.

Asistenti i Electrolux: një klasik i veçantë i dizajnit nordik

Në vitin 1939, Electrolux i dha dizajnerit dhe inxhinierit suedez, Alvar Lenning, detyrën që të kthente një pajisje kuzhine profesionale për restorant në një pajisje më të vogël dhe më kompakte që do të ishte praktike për përdorim shtëpiak. Pak do të dyshonin se Asistenti përpunues i ushqimit i Electrolux do të bëhej një prej produkteve më jetëgjata të kompanisë, vlerësuar si për rezistencën e fortë ashtu edhe për dizajnin.

Model V revolucionar

Model V kishte rrota që lejonin të rrëshqiste nëpër dyshemenë e shtëpisë për të thithur me efikasitet pluhurin dhe papastërtitë, megjithëse ishte më i vogël dhe shumë më i lehtë se pararendësit vertikalë. Ideja e rrotave i lindi vetë Wenner-Gren. Fakti se pajisja ishte përfaqësuese e denjë e një dizajni të ri industrial të kohës, në frymën e arkitektit gjerman Peter Behrens, nuk ndikoi për keq. 

E para në botë: ”Kazani i rrumbullakët”

Lavastovilja D10, e cila mori nofkën “Kazani i rrumbullakët”, prezantohet në vitin 1959. Është lavastovilja e parë në botë mbi bango. Në një kohë kur shumica e kuzhinave nuk ishin përshtatur për të mbajtur lavastoviljet, ajo mund të instalohej në shumicën e kuzhinave pa qenë nevoja për rinovim të madh në kuzhinë.