Rreth Electrolux

For better living. Designed in Sweden.

Me rrënjë të thella në vlerat tona suedeze, dhe një marrëdhënie ekologjike me natyrën, ne dizajnojmë me një qëllim të qartë. Ne bëjmë gjithçka që mundemi për t’u kujdesur për shëndetin e planetit tonë për brezat e ardhshëm. Jo vetëm që krijojmë përvoja shijeje, përkujdesje për rrobat dhe mbajmë një shtëpi komode. Ne gjithashtu ju ndihmojmë të jetoni më mirë që të mund të eksploroni më shumë. 

Një shekull jetesë më e mirë

Electrolux ka krijuar jetesë më të mirë për 100 vjet. Ne jemi krenarë për atë që kemi arritur dhe nuk duam të ndalojmë këtu. Eksploroni angazhimet tona aktuale dhe të ardhshme brenda Programit tonë për Jetesë më të Mirë. 

Shape Living for the Better

Qasja jonë ndaj ekologjisë është e integruar në qëllimin e kompanisë sonë “Shape Living for the Better”. Ne duam të sjellim ndryshime për më mirë duke qenë kompania më e mirë e pajisjeve në botë, duke sjellë një ndryshim të përditshëm pozitiv në jetën e njerëzve dhe për planetin tonë. 

Ekspertiza profesionale

Përvoja jonë 100 vjeçare dhe trashëgimia e pasur në plotësimin e kërkesave të larta të kuzhinierëve profesionistë, na ka dhënë një përvojë që ne e aplikojmë në produktet tona për kuzhinë, prandaj ju mund të merrni maksimumin nga kuzhina juaj në shtëpi.

Vlerat suedeze

Themeluar në Suedi në vitin 1919, ne besojmë në krijimin e përvojave që formohen sipas mënyrës sonë të jetesës. Me rrënjë të thella në vlerat tona suedeze, dhe një marrëdhënie ekologjike me natyrën, ne dizajnojmë me një qëllim të qartë. Kjo është në gjithçka që bëjmë. Nga kujdesi për rrobat tuaja që ato të duken të reja dhe të rrojnë më shumë, deri te projektimi i kuzhinave intuitive që fokusohen në gëzimin e shijes dhe përmirësimin e mirëqenies në shtëpinë tuaj.