Zbuloni botën e gatimit me avull
Zbuloni botën e gatimit me avull

Arsyet për të gatuar me furrë me avull

Zgjidhni avullin për rezultate të shëndetshme që nuk cenojnë shijen. 

 

Furrat tona me avull kanë të gjitha cilësimet e zakonshme që njihni, por me opsionin të shtuar dhe avullin tashmë.
Dhe nuk është e ndërlikuar, mjafton të mbushni depozitën me ujë përpara se të fusni ushqimin dhe të zgjidhni përqindjen e avullit që duhet shtuar në gatim.

  • Filloni të përdorni furrën tuaj

    Mirë se vinin në një përditshmëri më të shijshme me avull! Ja t'ju tregojmë disa këshilla e teknika se si furra juaj me avull sjell më të mirën në gatimin tuaj.

  • Mësoni bazat e gatimit me avull

    Nuk ka pse të jeni shef kuzhine për të gatuar me avull, është e thjeshtë. Arritja e koreve më krokante, brendësive të njoma dhe perimeve vibrante nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Dhe oriz, bishtaja e drithëra perfekte çdo herë.

  • Sekreti për një gatim perfekt në vakum!

    Shpalosni sekretet e gatimit me vakum - gatimi me vakum është një teknikë franceze që ndjek procesin e thjeshtë të vendosjes së përbërësve në qeska hermetizuese vakumi dhe vendosjen e qeskës në një banjë uji të ngrohur.

  • Rigjenerimi i avullit

    Furrat tona me avull i bëjnë ushqimet e mbetura të kenë një shije si të sapo gatuara — thjesht përdorni funksionin e rigjenerimit me avull për
    të ngrohur sërish bukën, makaronat, orizin, patatet dhe shumë më tepër. Ruajeni shijen dhe freskinë e ushqimeve të mbetura.

Çfarë është gatimi me avull?

Gatimi me avull përdor fuqinë e lagështirës për ta transferuar nxehtësinë më me efikasitet. Lagështira parandalon dhe avullimin e lëngjeve, duke ruajtur shijen dhe teksturën e përbërësve tuaj me ngrohje delikate dhe të njëtrajtshme që të mos shkatërrohet asgjë. Në këtë mënyrë do të keni një anë të jashtme krokante pa e mbigatuar apo nëngatuar brendësinë.

  • Fiksoni shijen dhe vlerat ushqyese

    Gatimi me avull qëndron për shumë më shumë se kore krokante. Duke kombinuar nxehtësinë dhe avullin, evitoni avullimin e lagështirës, duke ruajtur shijen dhe duke maksimizuar teksturën te mishi, peshku dhe lazanjat, sa për të përmendur disa nga të preferuara tona.

  • Një mënyrë më përgjegjëse gatimi

    Kur e ngrohni ujin në furrë për të krijuar avull, nxehtësia i depërton më thellë dhe shpejt ushqimet, çka mund ta ulë kohën e gatimit. Kjo ndodh pasi nxehtësia përçohet më lehtë përmes ujit sesa përmes ajrit të nxehtë. Çka do të thotë më pak impakt për planetin dhe fatura më të lira për ju.

  • Më e lehtë se ç'mendoni

    Me funksionin tonë Steamify krijimi i vakteve të arrira është aq i thjeshtë sa të përdorni një furrë të zakonshme me konveksion. Thjesht rrëshqitni gishtin përgjatë ekranit me prekje për të zgjedhur llojin e teknikës së gatimit dhe pjesën tjetër e bën furra. E vetmja gjë që nuk bën është të presë mishin.

Gama jonë e furrave me avull

Një cilësim avulli shtesë që u jep bukëve dhe pjekjeve tuaja një kore të njëtrajtshme dhe të praruar

  • Added steam
  • Food sensor
  • Pyrolytic cleaning

Programet e pjekjes përmirësojnë shijet dhe teksturat për vakte të shëndetshme

  • Low
  • Food sensor
  • Pyrolytic cleaning

Piqni, zieni, gatuani në skarë dhe me avull me programet e avancuara të avullit të furrës

  • Steamify
  • High
  • Low
  • Food sensor

Gatuani me fuqinë e plotë të avullit dhe kaloni në nivel profesional në shtëpi duke shtuar gatimet me vakum

  • Sous-Vide
  • Steamify
  • High
  • Low