...loading

Gjeni tharësen e rrobave perfekte për ju

Kurrë mos i lini të varura jashtë për t'i tharë

Kur ju jeni gati për të kërkuar një tharëse të re që i përshtatet më mirë stilit tuaj të jetesës  dhe nevojave tuaja, ka disa faktorë që duhen marrë në konsideratë. Vendndodhja dhe hapësira në dispozicion, llojet e ndryshme të pëlhurave që ju interesojnë, zakonet e hekurosjes dhe sa ngarkesa bëni në një javë, të gjitha këto ndikojnë se çfarë tharëse duhet të zgjidhni. Ndiqni udhëzuesin tonë të thjeshtë për blerjet, që do t'ju ndihmojë të gjeni tharësen e duhur për ju.

Hapësira dhe vendndodhja

Nëse ju doni një tharëse indipendente, ose një inkaso që është për t'u përshtatur me dizajnin e kuzhinës suaj, ju duhet të siguroheni që pajisja të jetë e  përshtatshme. Çfarë hapësire keni?

60 cm gjerësi - Një tharëse standarde do t'i përshtatet hapësirës suaj

< 60cm gjerësi - Një tharëse kompakte është e përkryer për hapësirat më të vogla - ju mund ta vendosni edhe në mur për të maksimizuar hapësirën tuaj. Përndryshe, nëse keni një lavatriçe me hapje ballore, ju mund ta vendosni tharësen standarde sipër saj.

Sugjerim: Probleme hapësire? Konsideroni blerjen e një tharëse-lavatriçe kompakte 2-in-1

Kapaciteti

Sa herë në javë e përdorni tharësen tuaj?

Më pak se 4 herë në javë - nëse bëni vetëm disa ngarkesa të vogla në javë, një tharëse 4-6 kg do të jetë ideale.

4-6 herë në javë - një kapacitet prej 7 kg do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë dhe gjithashtu mund të fusni edhe materiale te tjera, si jorganë.

6 + herë në javë - Zgjidhni një tharëse me kapacitet 8+ kg nëse thani shpesh - kapaciteti më i madh do t'ju kursejë kohë

Sugjerim: Mundohuni mos ta mbingarkoni tharësen tuaj, nëse lini hapësirë për të marrë frymë, ato do të thahen më shpejt. Nëse keni dyshime - zgjidhni një tharëse me një kapacitet më të madh se sa keni nevojë

Mbron ngrohtësinë, ruan pamjen.*

* Mbron pamjen dhe termoizolimin e xhupave me pupla deri në 30% më shumë se tharja në ajër.

...loading