...loading

Aspiratorët

Kuzhina e freskët

Finitura moderne

Te aspiratorët e Electrolux kombinohet thithja e jashtëzakonshme, dizajni i vlerësuar me çmime dhe funksionimi pothuajse pa zhurmë. Prandaj, pavarësisht kërkesave tuaja, ne mund t’ju ndihmojmë të gjeni aspiratorin tuaj ideal, dhe të krijoni kuzhinën ku do të doni të qëndroni me kënaqësi.

Një aspirator për oxhak prej xhami dhe inoksi mbi një tenxhere në një pianurë me induksion

Gatim pa tërheqje vëmendjeje

Gjeni një aspirator të fuqishëm sa të mbajë edhe një kuzhinë të madhe pa aroma, por edhe i qetë sa vështirë se do ta vini re. Aspiratorët tanë variojnë nga 40-70 dB, dhe në 40 dB do të zgjidhni një aspirator që është më i qetë se pëshpërima, edhe me shpejtësi maksimale. Plus, me Hob2Hood thithja asnjëherë nuk do të jetë më e zhurmshme sesa duhet të jetë.

Të lidhura për gatim të përkryer

Fokusohuni tek ajo që ka vërtet rëndësi në kuzhinë: krijimi i ushqimit të shijshëm. Me Hob2Hood, pianura juaj e ndez aspiratorin dhe rregullon shpejtësinë e thithjes sipas aktiviteteve të gatimit. Prandaj ju mund të zieni, skuqni apo fërgoni pa e prekur fare aspiratorin apo pa menduar për thithjen e ajrit.

Një aspirator Electrolux që del nga sipërfaqja e punës

Opsionet më të shumta në treg

Bëjeni pamjen e kuzhinës suaj po aq bukur sa edhe ndjesia e saj. Me një përzgjedhje të gjerë pianurash dhe aspiratorësh të lidhur, është e lehtë që të gjeni kombinimin e duhur që i përshtatet dizajnit të kuzhinës suaj. Ne kemi opsionet më të shumta që do të gjeni në treg për teknologjinë e ngjashme. Prandaj, thithja e ajrit mund të jetë e qetë, efikase dhe pa përdorimin e duarve, ashtu siç dëshironi.

...loading