The Happy Vac

Pastroni shtëpinë. Mos u shqetësoni.

UltraSilencer™ Zen

Me fshesën tonë me korrent UltraSilencer™ Zen, fshirja nuk është më një nevojë e zhurmshme. Në vend të kësaj, është një mundësi për të gjetur qetësinë e brendshme. Dhe cila është mënyra më e mirë për ta gjetur këtë? Duke shijuar paqen e plotë që mund të sjellë në shtëpinë tuaj The Happy Vac.

Electrolux UltraSilencer Zen

Shtëpia juaj, një oaz qetësie

Zhurma e fshesës me korrent është një prej zhurmave më acaruese në shtëpitë tona. Tani mund të gjeni komoditet në qetësinë rrotull jush ndërsa fshini. Dhe zëvendësojeni pluhurin me lumturinë.

Electrolux UltraSilencer Zen që pastron një kuzhinë
Një grua që bën joga me fshesën Ultra Silencer të Electrolux në sfond
UltraSilencer™ Zen

Performanca takon heshtjen

Adeziv që tregon nivel zhurme 58 dB

Pastrim i qetë pa zhurmë

Gjeni paqen e brendshme me një fshesë me korrent që pastron me vetëm 58 dB zhurmë. Me performancën e heshtur si pëshpërimë dhe thithjen e fuqishme, pastrimin mund ta kryeni pa shqetësuar ata që janë rrotull jush.

Sa i qetë është 58dB?

  • 1
    Më e qetë se një bisedë

    Niveli mesatar i zhurmës së një bisede në zyrën tuaj është 60 dB.

  • 2
    Më e qetë se një kondicioner

    Shumica e kondicionerëve ftohin duke prodhuar 60 dB zhurmë.

  • 3
    Më e qetë se çdo fshesë tjetër me korrent

    Fshesa juaj mesatare me korrent regjistron 70 dB zhurmë (dyfishi i 60 dB).

UltraSilencer Zen që pastron kornfleiks

Performancë mbi çdo sipërfaqe

Grykëza e Silent ZEN™ jo vetëm që mban zhurmën në minimum, por mban edhe papastërtitë larg. Edhe nëpër sipërfaqet e forta me qoshe të vështira për t’u arritur, mund të arrini thithje të jashtëzakonshme të pluhurit. Dhe duke qenë se shtëpia juaj është më shumë sesa dyshemeja, UltraSilencer™ Zen vjen me mjetin AeroPro 3 në 1 për muret, mobiliet dhe vende të tjera të vështira.

Mjeti AeroPro 3 në 1
Filtri i UltraSilencer Zen
Filtrim i jashtëzakonshëm

Pastrim i jashtëzakonshëm dhe shtëpi më e shëndetshme

Demonstrim se sa larg mund të arrijë UltraSilencer Zen në shtëpinë tuaj

Sa më shumë arrin, aq më shumë qetësi ofron

Lëvizni me qetësi rreth çdo dhome pa qenë nevoja për të pushuar. Thjesht vendoseni në një prizë dhe vazhdoni punën. Me një kordon ekstra të gjatë do të pastroni shumë dhoma pa ndërruar prizën. Dhe duke qenë se çdo lëvizje është e butë dhe e kontrolluar, mund të manovroni përmes tyre me lehtësi. Prandaj mund të keni qetësi në çdo dhomë dhe të jeni të kënaqur.

Gjeni qetësinë dhe paqen në çdo model

  • UltraSilencer™ ZEN Green

    Kursen energji, pastron në mënyrë të përkryer dhe është prodhuar me 55% plastikë të ricikluar.

    Electrolux UltraSilencer Zen Green
  • UltraSilencer™ ZEN All Floor

    Çfarëdo dyshemeje që të keni, asnjë sipërfaqe nuk e pengon.

    Electrolux UltraSilencer Zen All Floor
  • UltraSilencer™ ZEN Deluxe

    E njëjta fshirje pa zhurmë me telekomandë shtesë dhe grykëz për sipërfaqet e forta.

    Electrolux UltraSilencer Zen Deluxe
  • UltraSilencer™ ZEN Animal

    Qimet e kafshëve nuk u bëjnë rezistencë grykëzës AeroPro™ Mini Turbo dhe qeses së pluhurit kundër aromave të këqija.

    Electrolux UltraSilencer Zen Animal
  • UltraSilencer™ ZEN Allergy

    Merrni pastrim të shkëlqyer dhe shtëpi më të shëndetshme me qesen e pluhurit kundër alergjive.

    Electrolux UltraSilencer Zen Allergy