ETIKETA E RE E ENERGJISË

ÇFARË ËSHTË ETIKETA E RE E ENERGJISË?

Electrolux po implementon rregullat e reja të Komisionit Evropian dhe identitetit vizual të etiketave të efikasitetit të energjisë për grupet e mëposhtme të produkteve.

1. lavastoviljet
2. lavatriçet dhe tharëset e rrobave
3. frigoriferët, duke përfshirë frigoriferët për ruajtjen e verës

Këto etiketa të reja do të jenë të dukshme për konsumatorët evropianë në dyqane fizike dhe në internet prej datës 1 mars 2021. Më shumë informacion mund të shikoni këtu. 

PSE KAM MARRË DY ETIKETA NË PAJISJEN TIME?

Nga marsi 2020, pajisjet e reja të Electrolux do të kenë dy etiketa - një për të përcaktuar klasifikimin aktual dhe tjetra që tregon një gamë efikasiteti A - G, që hyn në fuqi në vitin 2021. Prandaj, është e mundur që të merrni një pajisje në shtëpi me dy etiketa energjie.

PSE PO KALOHET DREJT NJË ETIKETE TË VETME ENERGJIE "A DERI G"

Që prej vitit 1995, etiketa e energjisë së BE-së ka rezultuar e suksesshme: 85% e konsumatorëve evropianë e njohin dhe e përdorin kur blejnë. Megjithëse fillimisht shumica e modeleve ishin të klaseve më të ulëta (pra, E, F, G), modelet e reja meritonin klas më të lartë deri në situatën e sotme kur shumica janë në klasin maksimal (A+++, A++, A+) dhe nuk ka asnjë produkt në klaset më të ulëta. Megjithatë, një rezultat i tillë pozitiv e bën të vështirë që klientët të dallojnë produktet me performancë më të mirë. 

Rishkallëzimi do të përmirësojë kuptimin dhe koherencën, duke u mundësuar kështu klientëve të identifikojnë në mënyrë më të saktë produktet më efikase. 

Angazhimi ynë ndaj larjes ekologjike të rrobave

Padyshim, përpjekja jonë e vazhdueshme për të reduktuar konsumin e energjisë së pajisjeve tona dhe për t'i bërë pajisjet tona më efikase në energji është një prej mënyrave për të ndihmuar në reduktimin e emetimeve. Por te produktet tona përfshihet më shumë se energjia. Ne po i japim një formë më të mirë jetesës, duke punuar drejt neutralitetit të karbonit deri në vitin 2030. Objektivi ynë është që rrobat tona të rrojnë dy herë më shumë, duke përmirësuar teknologjitë tona, duke reduktuar përdorimin e ujit, dhe duke përgjysmuar ndikimin që kanë pajisjet tona në mjedis.

MËSO MË SHUMË

Angazhimi ynë ndaj ngrënien ekologjike

Ne po punojmë gjithashtu për ta bërë ngrënien ekologjike zgjedhjen e parë të kujtdo. Duke hartuar zgjidhje për të mbrojtur cilësinë e ushqimit, ambicia jonë është të lejohen të gjithë të shijojnë një dietë të shëndetshme dhe jetë ekologjike. 

MËSO MË SHUMË