Fshesa robotike MotionSense™

Fshesa robotike MotionSense™

Pastrimi i shtëpisë nuk duhet t’ju mërzisë - prandaj, pse të mos e bëni të lehtë sa shtypja e një butoni? Fshesa robotike MotionSense™ e kthen shtëpinë tuaj në një vend të pastër dhe mikpritës në çdo moment, pa ju lodhur aspak.

Shkoni më larg se të tjerët

MotionSense™ e bën të lehtë ruajtjen e shtëpisë në formë të shkëlqyer. Funksionet e veçanta garantojnë që pastrimi të jetë më i thellë dhe për më shumë kohë se fshesat e tjera robotike.

  • Këndi i fshesës me korrent MotionSense
    1
    Pushtoni qoshet

    Mund të keni besim se edhe zonat më të vështira do të pastrohen - MotionSense™ arrin 80% më shumë hapësira të vogla se robotët e tjerë.

  • Furça XXL e fshesës me korrent MotionSense
    2
    Pastroni më shumë njëherësh

    Furça XXL e MotionSense™ dhe funksioni i pastrimit të zonave ju lejon të pastroni edhe më shumë me një kalim të vetëm.

  • Bateria e fshesës me korrent MotionSense
    3
    Më shumë jetëgjatësi baterie

    MotionSense™ është e pajisur me bateri Lithium TurboPower për kohë më të gjatë pastrimi dhe karikim të shpejtë.

Fshesa robotike Electrolux MotionSense

Me formën e duhur për pastrim të përkryer

Arritja e pastërtisë së përkryer nuk ka pse të jetë e vështirë me formën trekëndore të brezit të ardhshëm të MotionSense™. Projektuar që të duket bukur dhe të arrijë më larg, ajo pastron qoshet dhe hapësirat e vogla që robotët e tjerë vetëm mund t’i ëndërrojnë. Duke lënë pas një hapësirë ku ju mund të relaksoheni dhe ta shijoni.

Fuqi tek e cila mund të keni besim

MotionSense™ ka fuqinë të pastrojë po aq plotësisht sa dhe ju vetë. XXL PowerBrush™ është 16% më e madhe se furçat tradicionale, gjë që e lejon t’u afrohet më shumë këndeve, mureve dhe zonave të vështira për një pastrim vërtet të besueshëm.

Pastroni aty ku të tjerat nuk munden

Nuk është nevoja të shqetësoheni se shkallët apo pengesat do t’ju pengojnë të pastroni mirë. MotionSense™ mund të ngjitet mbi pragje apo mbi tapetë të lartë, ku robotët e tjerë ngecin. Merakoseni se mos bie nga shkallët? Fshesa ka një funksion të integruar për dallimin e rënies që e parandalon nga rrëzimi.