Udhëzuesit e kujdesit

Udhëzuesit e kujdesit

Një pastrim profesionist

në shtëpi

Edhe tekstilet tuaja më delikate mund të lahen në mënyrë të sigurt në shtëpi me pajisjet e Electrolux. Fibrat marrin jetë, ngjyrat rivitalizohen dhe teksturat që ju doni, ruhen. Rrobat që marrin kujdesin e duhur kanë jetëgjatësi më të lartë. Nuk është nevoja për pastrim kimik.

Si të kujdeseni për rrobat që kujdesen për ju

Vendet, klimat dhe kushtet më të ashpra kanë nevojë për një veshje që do t'u mbijetojë elementëve të natyrës. Kujdesuni mirë për veshjen tuaj për natyrë dhe ajo jo vetëm do të duket bukur. Ajo do të kujdeset për ju, stinë pas stine.

Përkujdesje për çdo shtresë

Çelësi për t'u përballur me elementët e natyrës janë shtresat. Një shtresë e jashtme, si ajo e një xhupi për ski ose lundrim, e mban jashtë erën, shiun ose borën. Shtresa e mesme - zakonisht me push ose pupla - ruan nxehtësinë që të qëndroni ngrohtë. Një shtresë e leshtë bazë ndihmon që të qëndroni të thatë duke e mbajtur lëkurën tuaj pa lagështirë. Me çdo shtresë po aq vitale sa edhe tjetra, kujdesuni për to në mënyrë që edhe ato të kujdesen për ju - kudo që të jeni duke eksploruar.

Xhupat për natyrë

  • Programi me temperaturë të ulët në një lavatriçe Electrolux
    Zgjidheni detergjentin me kujdes

    Sigurohuni që të lani xhupin e papërshkueshëm nga uji me temperaturë delikate dhe të ulët me detergjent të lëngshëm pa aditivë.

  • Një grua që mban një xhup për ski
    Programi për jashtë

    Përdorni Programin për jashtë në tharësen e rrobave Electrolux DelicateCare për të riaktivizuar cilësitë hidrofobike të rrobave tuaja.

  • Një pamje nga afër e një xhupi për ski
    Mbroni sipërfaqen e xhupit tuaj

    Zbrazni xhepat dhe mbyllni çdo ngjitëse Velcro dhe zinxhirët përpara larjes dhe tharjes.

UltraCare™ Eco

Mbajeni pamjen e rrobave sa më të mirë, sepse kur dukeni mirë edhe ndiheni mirë

Rezultate perfekte në 30 gradë

Larja me 30 gradë është jo vetëm më e mirë për mjedisin, por është edhe më delikate për rrobat tuaja. Me UltraCare™ Eco, shumica e larjeve që normalisht bëhen në 40 gradë mund t’i bëni në 30 gradë. Në një temperaturë të tillë të ulët, pajisja kujdeset dhe pastron. Prandaj, rrobat tuaja kanë pamjen dhe ndjesinë e rrobës së re për më shumë kohë.

Xhupat me pupla

Si të kujdeseni për xhupin me pupla

Nëse kujdeseni për puplat e xhupit, ato do të kujdesen për ju. Një larje e vakët dhe delikate nga lavatriçja jonë UltraCare™ Eco do t'u japë puplave të xhupit një pamje dhe ndjesi të mirë për më shumë kohë. Dhe shtimi i topave të tharjes në kazanin e tharëseve tona DelicateCare nuk lejojnë që puplat të mblidhen në cepat e xhupit tuaj. Prandaj mund të qëndroni vazhdimisht të ngrohtë dhe komodë.

Asnjëherë mos e lani me dorë xhupin me pupla

Kur bëhet fjalë për xhupat me pupla, përdorni gjithmonë lavatriçen. Për të rikthyer cilësitë e tyre mbrojtëse, vetëm një cikël shtesë shpëlarjeje e heq mirë nga puplat detergjentin. Më pas, për të mbrojtur formën, duhet ta hiqni nga kazani pasi të jetë larë. Dhe asnjëherë mos e shtrydhni apo shkundni xhupin për të nxjerrë ujin - nxirreni ujin me shtypje kur të jetë i shtrirë i sheshtë.

  • Programi me temperaturë të ulët në një lavatriçe Electrolux
    Përdorni temperatura të ulëta

    Sigurohuni që të lani xhupat me pupla me ujë të ngrohtë, me cikël të butë dhe vendoseni lavatriçen në një cikël shpëlarjeje shtesë për të hequr mbetjet e detergjentit.

  • Pamje nga afër e një sfere tharjeje në një tharëse Electrolux
    Zgjidhni ciklin e duhur

    Për tharje optimale, zgjidhni një cikël të gjatë me temperaturë të mesme dhe përdorni sferat e tharjes për t’u siguruar që xhupi të dalë i lehtë, i fryrë dhe me aromë të shkëlqyer. Mos e nxirrni derisa të jetë 100% i thatë.

  • Një xhup me mbushje me pupla Helly Hansen
    Mbroni sipërfaqen e xhupit tuaj

    Lajini xhupat me mbushje me pupla veçmas rrobave të tjera, me xhepat bosh, ngjitëset Velcro të mbyllura dhe zinxhirët të mbyllur, për të shmangur dëmtimin e sipërfaqes.

Xhaketat me push

Si të kujdeseni për xhupin me push

Jepuni rrobave me push kujdesin më të lartë të mundshëm dhe lajini në shtëpi. Rezultatet maksimale vijnë me një larje të ngrohtë me detergjent të butë dhe pa zbutës rrobash. Materialet me push e thithin ujin shumë mirë prandaj sigurohuni që të zgjidhni një opsion shtesë shpëlarjeje për të hequr të gjitha mbetjet e detergjenteve. Më e mira gjithmonë është që t'i thani më pas për t'i mbajtur të buta.

  • Programi me temperaturë të ulët në një lavatriçe Electrolux
    Lani me sintetiket

    Mos i lani rrobat me push me rrobat prej pambuku sepse ato prodhojnë push. Në vend të kësaj, lajini me rroba të tjera sintetike si ato prej poliestre dhe najloni.

  • Një grua që mban një xhup me push
    Mos hekurosni, përdorni avullin

    Thajeni xhaketën tuaj me një cikël për rroba sportive ose sintetike. Por, mos e hekurosni. Në vend të kësaj, provoni një cikël avulli për të hequr rrudhat dhe për të freskuar rrobat me push.

  • Një pamje nga afër e një xhakete me push
    Mbroni sipërfaqen e xhupit tuaj

    Zbrazni xhepat dhe mbyllni çdo ngjitëse Velcro dhe zinxhirët përpara larjes dhe tharjes për të mbrojtur sipërfaqen e rrobës me push.

Shakaja e pastrimit kimik

Për të vërtetuar aftësitë larëse të Electrolux UltraCare™ – konkretisht që është e mundur të pastrohen veshjet delikate në shtëpi, Electrolux u bë pjesë e një loje ku një djalë donte t’i bënte surprizë të dashurës një lavatriçe të re.

Si të kujdesemi për gjë klasike

Për gjenerata të tëra, tendencat kanë ardhur dhe janë fashitur, por këmisha e bardhë gjithmonë ka qenë në modë. Tani, është e lehtë që ta mbani krejtësisht të bardhë dhe me pamje optimale, pa qenë nevoja për pastrim kimik.

  • Një këmishë blu e zbërthyer
    Kontrolloni etiketën

    Përpara larjes, zbërthejeni këmishën duke përfshirë edhe kopsat e mëngëve dhe të jakës. Kontrolloni rekomandimet e etiketës për temperaturën më të mirë dhe udhëzimet e kujdesit bazë.

  • Një këmishë e bardhë si bora
    Zgjidheni detergjentin me kujdes

    Për ta mbajtur këmishën të duket e re, përdorni një detergjent pluhur që përmban zbardhues për ta bërë të bardhën të duket vërtet e bardhë.

  • Një diagram që tregon hapësirën që duhet lënë mes rrobave tuaja dhe pjesës së sipërme të kazanit
    Lini hapësirë të mjaftueshme

    Mes rrobave dhe pjesës së sipërme të kazanit, lini hapësirë sa gjerësia e një dore për të mbrojtur të gjitha rrobat tuaja nga mbetjet e detergjentit që shkaktohen nga mbingarkesa.

SteamCare

Urojuni mirëseardhjen tekstileve të buta dhe të freskëta. Rifreskoni rrobat tuaja mes shpejtësi mes larjeve duke përdorur avull

Dërgojini këmishët tuaja në një qendër relaksi

Këmisha juaj e preferuar ka të ngjarë të vuajë shumë. Përdorimi i shpeshtë i përditshëm do të shkatërrojë ndjesinë e freskët dhe të re që ju pëlqen. Për ta fituar sërish atë ndjesi brenda vetëm 30 minutash, lavatriçet tona me SteamCare japin të njëjtin trajtim si qendrat e relaksit. Ato i relaksojnë fibrat dhe heqin aromat e këqija dhe u kthejnë këmishëve tuaja atë ndjenjë të paçmueshme të pambukut të butë dhe të pastër.

Shakaja e pastrimit kimik

Për të vërtetuar aftësitë larëse të Electrolux UltraCare™ – konkretisht që është e mundur të pastrohen veshjet delikate në shtëpi, Electrolux u bë pjesë e një loje ku një djalë donte t’i bënte surprizë të dashurës një lavatriçe të re.

Si të kujdeseni për të leshtat

Projektuar që të rrojë për vite të tëra, rrobat e leshta janë një investim i shkëlqyer nëse kujdeseni mirë për to. Qoftë kur është pallto luksoze apo triko e përditshme, nëse ndiqni këtë këshill do të bëni që ajo të rrojë shumë.

  • Paneli i ekranit UltraCare Eco që tregon një cikël larjeje me ujë të ftohtë
    Lani me ujë të ftohtë

    Nëse lavatriçja juaj nuk ka cikël për larjen e të leshtave, rekomandojmë të përdorni ciklin e larjes me ujë të ftohtë për leshin që është “vetëm për larje me dorë”. Rrobat e leshta lajini gjithmonë të kthyera nga ana tjetër.

  • Një triko e bardhë leshi
    Zgjidheni detergjentin me kujdes

    Shmangni përdorimin e detergjenteve të rëndë, detergjentet “Bio” që përmbajnë enzima ose çdo detergjent që përmban zbardhues. Duhet të përdoret një detergjent specifik për larjen e të leshtave.

  • Një grumbull me rroba të leshta
    Ruajini në mënyrën e duhur

    Ruajini trikot tuaja të sheshta dhe të palosura për t’i mbrojtur nga zgjatja. Nëse ju duhet t’i varni ato, përdorni varëse të projektuara posaçërisht për veshjet e thurura për t’u dhënë atyre mbështetjen maksimale.

DelicateCare

Nëse ju pëlqen, thajeni me një pajisje me një program të përshtatur për çdo pëlhurë

Thajini me tharëse të leshtat

Mund t'i thani tani të leshtat tuaja, për t'i mbajtur në gjendje të shkëlqyer. Tharëset e rrobave DelicateCare ofrojnë një cikël unik për të leshtat. Shpejtësia e veçantë e kazanit i mban të leshtat të shtrira në anë të kazanit. Kjo ofron rezultate të mira, njësoj si tharja në pozicion të shtrirë. Kështu, ju keni garancinë që të leshtat nuk do të hyjnë në ujë dhe që do të mbrohen nga ngecjet.

Shakaja e pastrimit kimik

Për të vërtetuar aftësitë larëse të Electrolux UltraCare™ – konkretisht që është e mundur të pastrohen veshjet delikate në shtëpi, Electrolux u bë pjesë e një loje ku një djalë donte t’i bënte surprizë të dashurës një lavatriçe të re.

Si t’i mbani ngjyrat të ndezur dhe të qeshura

Ngjyrat mund të zbehen dhe të humbin gjallërinë e tyre më shpejt se rrobat e zeza ose të bardha. Por, nëse i lani me kujdes dhe me butësi, do t’i ruani rrobat tuaja të preferuara me ngjyra për më shumë kohë.

  • 1
    Ndajini rrobat tuaja

    Ndajini rrobat tuaja sipas ngjyrave, ato me ngjyra të ndezura si të purpurta, të kuqe dhe portokalli mund të lahen së bashku, po ashtu edhe ato blu të ndezur dhe të gjelbrat. Sugjerojmë që nëse shikoni se një artikull është i vetëm në rrotën e ngjyrave, ta lani atë me dorë.

  • 2
    Kujdesuni për njollat

    Disa njolla kërkojnë më shumë kujdes dhe vëmendje: kontrolloni paraprakisht rrobën dhe aplikoni një sasi të vogël detergjenti në zonën e njollës dhe më pas tundeni butësisht në ujë. Shmangni programet shumë të nxehta sepse ato mund t’i ngecin njollat ose rrjedhjet e ngjyrave në rroba përgjithmonë.

  • 3
    Kur jeni në dyshim, kthejeni nga ana tjetër

    Gjithmonë kthejini rrobat tuaja nga ana tjetër për të minimizuar fërkimin e fibrave dhe sigurohuni që të lini hapësirë boshe mes rrobave dhe pjesës së sipërme të kazanit që është të paktën sa gjerësia e dorës suaj. Zgjidhni një temperaturë të ulët; cikël të butë ose mesatar larjeje (maksimumi 30 gradë).

UltraMix

Përzieni paraprakisht detergjentet dhe zbutësit me ujin për më shumë përkujdesje.

Me temperaturë ulët

Sistemi ynë UltraMix ju lejon të lani rrobat me temperatura më të ulëta falë aftësive të tij unike për përzierje paraprake. Detergjentet dhe zbutësit përzihen paraprakisht në ujë përpara se të prekin rrobat tuaja për një pastrim më të mirë dhe më të kujdesshëm edhe në temperatura më të ulëta. Teknologjia jonë Ultramix është e disponueshme në të gjitha pajisjet UltraCare.

Shakaja e pastrimit kimik

Për të vërtetuar aftësitë larëse të Electrolux UltraCare™ – konkretisht që është e mundur të pastrohen veshjet delikate në shtëpi, Electrolux u bë pjesë e një loje ku një djalë donte t’i bënte surprizë të dashurës një lavatriçe të re.

Rrobat bëhen më të mira nëse kujdeseni siç duhet

Një palë xhinse të mira janë më shumë se një pjesë e madhe e gardërobës; janë një investim. Nëse u jepni atyre dashurinë dhe kujdesin e duhur, xhinset tuaja do të bëhen gjithnjë e më të mira me kalimin e kohës.

  • 1
    Shmangni lëshimin e bojës

    Sigurohuni që t’i ndani xhinset tuaja nga të bardhat apo nga rrobat me ngjyra të ndezura sepse ato mund të lëshojnë bojë. Kur është e mundur, përdorni programin tonë për xhinset në tharëse: ai është projektuar për të ruajtur ngjyrat dhe për t’i lënë rrobat të thara pas larjes.

  • 2
    Xhinse të reja - kontrolloni etiketën e kujdesit

    Disa prodhues rekomandojnë që herën e parë t’i lani xhinset me dorë: kthejini xhinset nga ana tjetër, derdhni pak detergjent të lëngshëm në ujë dhe lërini të njomen për të paktën 45 minuta, duke i trazuar herë pas here lehtë. Më pas shpëlajini plotësisht me ujë të ftohtë dhe varini të thahen

  • 3
    Detergjenti për xhinse

    Sigurohuni që t’u jepni gjallëri xhinseve tuaja me detergjentin e duhur. Ju mund të gjeni shumë detergjentë që janë formuluar posaçërisht për rrobat me ngjyrë. Detergjentët e lëngshëm apo kapsulat me detergjent i kuptojnë xhinset më mirë sepse ato janë shumë më delikate me ngjyrat.

UltraMix

Përzieni paraprakisht detergjentet dhe zbutësit me ujin për më shumë përkujdesje

Pastroni dhe jepuni jetë xhinseve tuaja

Sistemi ynë UltraMix u jep jetë xhinseve tuaja ndërsa i pastron ato. Ndryshe nga pajisjet që përziejnë detergjentin dhe zbutësin në kazan, sistemi ynë ekskluziv i përzien ato paraprakisht përpara se uji të prekë rrobat, duke u dhënë një pastrim më të butë dhe me më shumë përkujdesje.

Shakaja e pastrimit kimik

Për të vërtetuar aftësitë larëse të Electrolux UltraCare™ – konkretisht që është e mundur të pastrohen veshjet delikate në shtëpi, Electrolux u bë pjesë e një loje ku një djalë donte t’i bënte surprizë të dashurës një lavatriçe të re.

Si t’i mbani veshjet tuaja sportive në formë

Veshjet sportive janë projektuar që të na ndihmojnë të ndihemi më të fortë, më konfidentë dhe në fund më të bukur, si brenda ashtu edhe jashtë. Kur u tregojmë veshjeve tona sportive të njëjtin kujdes sa edhe trupave tanë, ato e rikthejnë këtë ndjesi te ne.

  • 1
    Heqja e djersës

    Bluzat e pambukut thithin shumë lagështirë prandaj pak më shumë kujdes u bën shumë mirë. Kthejini nga ana tjetër dhe derdhni detergjent të lëngshëm në zonën e sqetullave. Lërini të njomen për rreth 30 minuta dhe më pas lajini me temperaturën më të lartë që lejon etiketa.

  • 2
    Programi për rroba sportive ose sintetike

    Nëse nuk keni një program për rroba sportive në lavatriçen dhe tharësen tuaj, edhe cikli i sintetikeve është shumë i ngjashëm. Thjesht sigurohuni të shtoni shpëlarës shtesë nëse rrobat janë shumë të ndotura. Gjatë tharjes, sigurohuni që të ndani të pambuktat nga sintetiket nëse ato e thithin lagështirën ndryshe.

  • 3
    Mbajeni të freskët

    Mbajeni çantën tuaj të palestrës të freskët mes seancave të stërvitjes. Nëse lini disa peceta për tharëse brenda çantës, ato do ta mbajnë me erë dhe ndjesi të freskët mes seancave të stërvitjes. Asnjëherë mos i lini rrobat e stërvitjes brenda në çantë. Nxirrini ato sa më shpejt të jetë e mundur, edhe nëse planifikoni që t’i lani më vonë.

Përzieni paraprakisht detergjentet dhe zbutësit me ujin për më shumë përkujdesje

Pastroni dhe jepuni jetë veshjeve tuaja

Sistemi ynë UltraMix u jep jetë veshjeve tuaja sportive ndërsa i pastron ato. Ndryshe nga pajisjet që përziejnë detergjentin dhe zbutësin në kazan, sistemi ynë ekskluziv i përzien ato paraprakisht përpara se uji të prekë rrobat, duke u dhënë një pastrim më të butë dhe me më shumë përkujdesje.

Shakaja e pastrimit kimik

Për të vërtetuar aftësitë larëse të Electrolux UltraCare™ – konkretisht që është e mundur të pastrohen veshjet delikate në shtëpi, Electrolux u bë pjesë e një loje ku një djalë donte t’i bënte surprizë të dashurës një lavatriçe të re.