Pajisjet larëse-tharëse kanë dy kapacitete të ndryshme. Kapaciteti i tharjes është pak më i vogël se kapaciteti i larjes sepse kërkon më shumë hapësirë për të tharë rrobat në mënyrë që ajri të qarkullojë.
Çfarë duhet të keni parasysh kur vendosni në lidhje me kapacitetin?
Madhësia e familjes: familje e madhe apo një person?
Zakonet: sa herë në javë i lani dhe thani rrobat tuaja?
Lloji dhe madhësia e artikujve që dëshironi të lani: për shembull, nevojitet një kazan më i madh për rezultate më të mira në larjen dhe tharjen e shtrojave, jorganëve ose perdeve.
Të gjitha pajisjet larëse-tharëse Electrolux janë të pajisura me teknologjinë SensiCare. SensiCare përdor sensorë të avancuar të lagështisë dhe të temperaturës për të rregulluar konsumin e energjisë për sasi të vogla dhe të mëdha rrobash. Kjo kursen kohë dhe para dhe mbron rrobat tuaja.