Impresiononi miqtë

Bëjeni të veçantë çdo moment

Jepuni miqve tuaj më shumë sesa ushqim me shije të shkëlqyer - impresionojini ata. Çlironi kreativitetin tuaj me Electrolux, guxoni të bëni të papriturën dhe shërbeni kujtime që do të mbahen mend.

SoftSpikes

Mbajini në mënyrë të sigurt gotat delikate në vend.

Bëjini të shkëlqejnë

Gotat e shkëlqyeshme dhe të bukura mund ta sjellin vërtet në jetë zbukurimin e tavolinës suaj. Fatkeqësisht, gotat e bukura janë shpesh delikate dhe duhet të lahen me dorë. Lavastoviljet tona mund ta shtrojnë tavolinën tuaj me gotat më të mira. Çdo gotë merr përkujdesjen e duhur falë teknologjisë sonë SoftSpike. Bëhuni krijues dhe jepini çdo mysafiri një gotë unike, lidhni një etiketë të vogël rreth fronit të gotës dhe përdorini ato si karta për vendet në tavolinë.

Sous Vide - bëjeni personale

Ftoni miqtë dhe familjarët për një festë spontane sous vide. Merrni një shumëllojshmëri ingredientësh si mish, peshk, shpezë ose zarzavate. Mos harroni një përzgjedhje erëzash dhe barishtesh. Tani, lërini miqtë të kombinojnë shijet dhe të krijojnë një gatim personal duke përdorur qese sous vide të etiketuara individualisht. Jepini erëza dhe shijoni diçka të re duke sugjeruar kombinime jotradicionale shijesh.

Furra CombiSteam Pro

Provoni shije dhe tekstura të reja me sous vide duke përdorur furrën CombiSteam Pro.

Jokonvencionale Kombinime të shijeve

  • Mente dhe mustardë

    Freskia e mentes bashkohet bukur me pak mustardë, mënyra e përkryer për të përgatitur erëzat për qengjin.

  • Lëkura e portokallit dhe rozmarina

    Rozmarinës aromatike i pëlqen lëkura e portokallit, një mënyrë e ndryshme dhe e shijshme për të përgatitur erëzat për salmonin.

  • Kanellë dhe trumzë

    Ngrohtësia e kanellës është kombinimi i përkryer i shijeve për trumzën, një erëz me shije të shkëlqyer për pulën.

Keku i thjeshtë

Ndonjëherë më pak do të thotë më shumë. Keku i thjeshtë është një ëmbëlsirë e shijshme që nuk ka zbukurimet tradicionale apo anët prej marcapani. Shtresat e dallueshme dhe të dukshme ekspozojnë teksturën e bukur dhe ngjyrat e shijeve brenda. Piqeni me avull për shtresa më të larta dhe rezultat më të fryrë dhe më profesionist.
Zbulo avullin

Veshur për të impresionuar me çokollatë

Për një freski pas ushqimit, pastroni qiellzën tuaj me një kënaqësi të thjeshtë: gjethe menteje të ngrira të zhytura në çokollatë. Ato janë të shkëlqyera kur konsumohen më vete ose si garniturë për ëmbëlsira të tjera si akulloret dhe kekët. Shkrirja e çokollatës me nxehtësi delikate është e thjeshtë me një pianurë me induksion, prandaj merrni rezultate të njëjta me profesionistët pa përdorur metodat e komplikuara si souse-vide. Pse të mos provoni edhe gjethe të tjera për një përvojë të ndryshme? Sugjerojmë borzilokun, sherbelën dhe lulet e livandos.

  • 1
    Shkrini çokollatën

    Përdorni një pianurë me induksion për të shkrirë me delikatesë 1/2 kupe çokollatë të zezë derisa të jetë e butë dhe uniforme.

  • 2
    Zhysni gjethe mendre

    Zhytni gjethet e freskëta të mendrës në çokollatë, duke i mbajtur nga kërcelli me gishta ose me piskatore kuzhine.

  • 3
    Ngrini

    Vendosini gjethet mbi një letër gatimi dhe vendosini në ngrirës, derisa të forcohen, për rreth 30 minuta. Përdorni një ftohës me ajër për rezultate më të shpejta dhe më të mira.

Si mund ta impresiononi një kuzhinier Michelin?

Duke i mbajtur gjërat të thjeshta. Ftuam Gwyneth Paltrow që të gatuante ushqime të thjeshta kaliforniane për Magnus Nilsson, ambasadorin e Electrolux dhe themeluesin e restorantit të nivelit Michelin, Fäviken. Guenethi e gostisi Magnusin me një tostadë të mrekullueshme skandinave me peshk, një përzierje e vërtetë i Suedisë dhe Kalifornisë.

Frymëzohuni

Ne u mundësojmë blogerëve të ushqimit nga e gjithë Evropa të gatuajnë së bashku me kuzhinierët e famshëm. Shikoni se çfarë kanë përgatitur, shijoni recetat e tyre dhe frymëzohuni.