...loading

Pianurat me induksion

Mënyra më e shpejtë

për një gatim të shijshëm

Gatimi me induksion ju ndihmon të krijoni gatime të shijshme në më pak kohë. Ajo ngrohet më shpejt se çdo lloj pianure tjetër dhe kontrolli preciz i nxehtësisë kalon nga skuqja në vlim brenda një çasti. Prandaj, zgjidhni induksionin. Është një mënyrë më e shpejtë, më e sigurt dhe më e shijshme për të gatuar.

Sipërfaqja më e pastër dhe më e sigurt

Pianura me induksion përshtatet për enën tuaj, duke siguruar se ajo nxehet me shpejtësi dhe në mënyrë të njëtrajtshme. Nëse mbi pianurë nuk ka tiganë, zonat e gatimit nuk nxehen. Plus, sipërfaqet e papërdorura qëndrojnë të ftohta, prandaj pianura me induksion është më e sigurt. Asgjë nuk digjet mbi të dhe në sipërfaqen e lëmuar dhe të sheshtë papastërtitë nuk kanë vend ku të fshihen. Prandaj do të harxhoni më pak kohë duke pastruar dhe më shumë kohë duke shijuar ushqimin.

Paneli i kontrollit të një pianure me induksion Electrolux

Nxehtësia e duhur në çast

Me induksionin është e lehtë të bëni të gjitha rregullimet e vogla për të marrë rezultatet që dëshironi. Thjesht rrëshqitni kontrollet dhe nxehtësia ndryshon menjëherë. Prandaj, mund ta mbani salcën në temperaturën e duhur pa rrezikuar që ta digjni. Dhe kontrolli i saktë i nxehtësisë do të thotë se më pak energji shkon dëm, që është lajm i mirë edhe për faturat e energjisë elektrike.

Gatuani më shumë njëherësh

Me zonën e gatimit FlexiBridge keni më shumë hapësirë për të krijuar gatimet që adhuroni. Ju mund të lidhni deri në 4 zona të ndryshme gatimi në 1 temperaturë të njëtrajtshme dhe të qëndrueshme. Prandaj, kur gatuani sasi të mëdha ushqimi për familjen, nuk është nevoja të shqetësoheni nëse tigani është tepër i nxehtë apo tepër i ftohtë. Thjesht relaksohuni dhe shijoni rezultatet përfundimtare plot shije.

Më shumë hapësirë për të krijuar

...loading