Pianura me nxjerrës Electrolux
Pianura me nxjerrës Electrolux

Konsiderata para blerjes

Për ta kryer më lehtë kërkimin për pianurë me induksion me nxjerrës (të quajtura dhe pianura me induksion me ajrim), ne kemi bërë bashkë një listë të plotë dhe të dobishme informacioni të dobishëm që të siguroheni të blini pajisjen e duhure, me funksionet e duhura, për kuzhinën tuaj.

Liri në projektimin e kuzhinës

Merrni lirinë që ju nevojitet në projektimin e kuzhinës. Kjo dyshe kombinon një pianurë me induksion me një nxjerrës së fuqishëm të integruar, që të mos ju duhet të shqetësoheni për pianurë dhe aspirator më vete. Tani mund ta planifikoni skemën e kuzhinës me lirinë e nevojave tuaja krijuese.

Hapësira në pianurën me nxjerrës

Me një pianurë me nxjerrës Electrolux mund të vendosni një sirtar thellësie të plotë poshtë pianurës me nxjerrës, çka do të thotë më shumë hapësirë për enët apo dhe tenxheret e tiganët tuaja. Pianura me nxjerrës mund të instalohet në syprina që nisin nga 4 mm.

Instalim optimal në klasin e vet

Pianurat me nxjerrës Electrolux janë të lehta dhe të shpejta për t'u instaluar. Ne ofrojmë edhe një zgjidhje pa tuba kur e instaloni pianurën me nxjerrës në modalitet riqarkullimi. Kjo do të thotë që nuk ka tubacion të dukshëm dhe që ajri qarkullon brenda mobilies. Falë sistemit tonë novator të filtrimit, lagështira bllokohet, duke bërë që të mos ketë rrezik kondensimi që mund t'ju dëmtojë mobiliet.

Çfarë është instalimi me riqarkullim dhe shkarkim ajri?

Kur instaloni një pianurë me nxjerrës në modalitet riqarkullimi, ajri qarkullon brenda mobilies. Kur e instaloni pianurën me nxjerrës në modalitet shkarkimi ajri, ju duhet një vrimë në mur që ajri i filtruar të mund të dalë jashtë në natyrë.

  • Recirculation hob
    Përfitimet e riqarkullimit

    • Një zgjidhje më e qëndrueshme, pasi ajri del jashtë në ambient.
    • Thuajse pa humbje energjie, për shkak të shkarkimit të ajrit të ngrohtë të brendshëm për një periudhë të gjatë.
    • Opsion pa tubacion.
    • Nuk ka nevojë për punime në strukturë (nuk ka nevojë për hedhje muresh).
    • Një filtër karboni afatgjatë 2-në-1 ndihmon që ajri i kuzhinës të mbahet i pastër.
    • Filtri i heqshëm mund të pastrohet me lehtësi në lavastovilje dhe të rigjenerohet në furrë për përdorim të mëtejshëm.

  • Exhaust hob
    Përfitimet e shkarkimit të ajrit

    • Qarkullim i lartë i ajrit.
    • Efikasitet i lartë në cilësime të ulëta të nxjerrësit.
    • Nuk ka kosto shtesë për filtrat e karbonit aktiv.

Filtra 2-në-1 për modalitet riqarkullimi

Filtri i karbonit afatgjatë 2-në-1 kombinon filtrimin e yndyrës dhe të erërave në një njësi.

1. Filtri i yndyrës përbëhet nga rrjetë e zezë metalike që mbledh yndyrën, vajin dhe mbetjet e ushqimeve që vijnë drejtpërdrejt nga gatimi.

2. Në vijim ka një filtër afatgjatë - të përbërë nga shumë karboni aktiv – që neutralizon çdo erë.

Filtra yndyre për modalitetin e shkarkimit

Filtri i yndyrës ndihmon në heqjen e yndyrës nga ajri i kuzhinës. Filtri i yndyrës përdoret kur pajisja instalohet në modalitet shkarkimi ajri.

Pastrimi i filtrave 2-në-1

Pastrimi normal
Pastrojeni filtrin e karbonit afatgjatë 2-në-1 kur ndotja të fillojë të bëhet e tepërt me sy. Në varësi të ushqimit që gatuani, kjo mund të jetë pas afro 10-20 orësh përdorimi. Nëse keni procese gatimi me shumë vaj apo yndyrë, kini parasysh ta pastroni më shpesh filtrin. Pastrimi me dorë në ujë të ngrohtë, me furçë apo sfungjer të butë pa detergjent. Ose futeni në lavastovilje në temperaturë 65-70°C (programe më të gjata se 90 min) pa detergjentë dhe pa enë në të njëjtën larje. Filtri duhet të thahet përpara se ta rifutni në pajisje. Thajeni në furrë për 20-30 min në 70°C. Furra të punojë në funksion pa ajrim (statik).

Rigjenerimi i filtrit të karbonit afatgjatë
Pianura ka një matës të integruar që ju kujton për rigjenerimin e filtrit. Pas 100 orëve pune treguesi i filtrit fillon të pulsojë për të sinjalizuar se ka ardhur koha për rigjenerimin e filtrit.

1. Pastrojeni filtrin e karbonit afatgjatë 2-në-1 sipas përshkrimit më lart (pastrim normal) për të hequr ndotjen dhe yndyrën. Ose vendoseni në lavastovilje në një temperaturë 65-70°C (program më i gjatë se 90 min) pa detergjentë dhe pa enë në të njëjtën larje.

2. Më pas vendoseni për rigjenerim për 60 min në furrë në funksion pa ajrim në 100°C. Më pas vendoseni sërish në pajisje. Numri maksimal i cikleve të rigjenerimit është 7 herë. Pas kësaj kohe, filtri duhet të zëvendësohet.

Lexo më shumë

Pastrimi i filtrit të yndyrës

Një filtër yndyre mund të shpëlahet manualisht me ujë të nxehtë dhe detergjent, ose të vendoset në lavastovilje me detergjent. Një filtër yndyre mund të pastrohet sa herë të dëshironi pa pasur nevojë të zëvendësohet.

  • Bridge hob
    Bridge icon
    Bridge

    Funksioni Bridge ju lejon të kombinoni dy zona të veçanta gatimi për të krijuar një sipërfaqe të vetme të madhe. Me cilësimet e temperaturës dhe të kohës të koordinuara automatikisht, është ideal për të përfituar sa më shumë nga gatimet e skarës apo të tavës.

  • Double bridge hob
    Double bridge icon
    Double bridge

    Me Double Bridge mund të kombinoni dy zona gatimi të drejtuara për të krijuar një zonë gatimi më të madhe. Më e mira nga të gjitha, ju e keni këtë funksion në të dy anët e pianurës. Tani mund të vendosni tiganë më të mëdhenj për të bërë më shumë nga vaktet që ju pëlqejnë.​

  • Flexibridge® hob
    Flexibridge® icon
    Flexibridge®

    Funksioni FlexiBridge® në pllakën tonë me induksion e bën gatimin më të përshtatshëm. Tri opsionet e vendosjes ofrojnë fleksibilitet më të madh për rastet kur përdorni një larmi tenxheresh e tiganësh njëherësh. Zgjidhni ose dy zona me madhësi mesatare; një të vogël dhe një të madhe; ose një ekstra të madhe për gatime skare.

  • Double FlexiBridge® hob
    Double FlexiBridge® icon
    Double FlexiBridge®

    Double FlexiBridge® ofron dy zona gatimi me 4 segmente, që lidhin deri në 4 zona për fleksibilitet maksimal. Tani mund të gatuani me tenxhere dhe tiganë me përmasa të ndryshme, pasi secila anë është e përshtatshme për nevojat tuaja.​

  • Breeze hob
    Breeze icon
    Breeze

    Funksioni Breeze freskon ajrin në kuzhinën tuaj me një nivel të ulët zhurme kur të keni mbaruar gatimin. Tani mund të relaksoheni ose të argëtoheni në një mjedis pa tym dhe të këndshëm pas vaktit tuaj.​

  • Hob2hood® hob
    Hob2hood® icon
    Hob2hood®

    Mbajeni mendjen në gatimin tuaj me një nxjerrës që rregullohet automatikisht ndërsa ngrini ose ulni nivelin e fuqisë. Teknologjia Hob2Hood® ju mundëson të përqendroheni në ushqimin tuaj, ndërkohë që pianura dhe aspiratori funksionojnë pa problem.

Me lidhje Wi-Fi

Lidheni pajisjen me aplikacionin My AEG Kitchen dhe përfitoni sa më shumë prej saj. Nëpërmjet aplikacionit mund ta kontrolloni nxjerrësin nga distanca dhe aplikacioni ka shumë udhëzues të dobishëm që ju mësojnë si të përdorni funksionet e pajisjes.

Aplikacioni madje ju dërgon njoftime kur është koha për të pastruar filtrin.

Gati për të blerë?
Ose vazhdoni me eksplorimin e kapitullit vijues