Përfitimet

Njihuni me kuzhinierin tuaj personal - AssistedCooking

AssistedCooking është si të keni një ndihmës-kuzhinier personal. Zgjidhni ushqimin që jeni duke gatuar dhe furra cilëson programin dhe kohën e duhur për ju - me ngrohje paraprake më të shpejtë. Madje mund t’i ruani cilësimet për t’iu përshtatur shijes tuaj.

Vaktet e shijshme të bëra të lehta me lidhshmërinë

Përjetoni ndihmë të vërtetë të gatimit me Gatimin e lidhur. Cilësoni dhe ndryshoni kohën dhe temperaturën e furrës nga larg. Gëzojuni leverdisë së komandimit të ecurisë së gatimit edhe nga jashtë kuzhinës.

Gatim me precizion me Sensorin tonë të ushqimit

Falë Sensorit tonë të ushqimit, mund të arrini rezultate të përsosura çdo herë. Ju lejon të mbikëqyrni procesin e gatimit duke matur temperaturën e qendrës së ushqimit. Madje do t’ju tregojë kur ushqimi juaj është gatuar në temperaturën e dëshiruar dhe do të ndalojë gatimin.

Ekrani me prekje EXCite+, për ndihmë me ekspertizë

Ekrani ynë me prekje EXCite+ siguron një përvojë intuitive, duke ju dhënë kontroll më të madh mbi furrën tuaj. Kaloni përmes menyve të kategorive të ushqimit, nga mishrat dhe peshqit, tek ëmbëlsirat dhe gjërat e ëmbla. Dhe shijoni pjata të gatuara përsosmërisht, çdo herë.

Pastrim pirolitik për xixëllim të vazhdueshëm

Mbajtja e furrës tuaj si e re nuk është punë e vështirë me funksionon tonë të zgjuar Pastrimi pirolitik. Ky sistem vetë-pastrues nxeh furrën në një temperaturë që e shndërron yndyrën dhe mbetjet e tjera në hi. Do të thotë se thjesht duhet të fshini pjesën e poshtme. Mos kaloni kurrë një ditë tjetër duke fërkuar.

Aksesorët

Mbështetja

E ke tanimë këtë produkt?

Regjistro produktet e tua me MyElectrolux dhe gjej gjithçka që të nevojitet në një vend.

  • Shërbim dhe mbështetje më e njësuar
  • Akses i lehtë në manualet dhe udhëzuesit e përdorimit
  • Oferta të veçanta dhe zbritje
Eja te MyElectrolux Pjesë këmbimi dhe aksesorë Mbështetja
woman on couch with mobile phone