Përfitimet

Tharje 3 herë më e mirë me AirDry
Teknologjia e re AirDry përdor rrjedhën e natyrshme të ajrit për të përfunduar tharjen, për performancë deri në 3 herë më të mirë krahasuar me sistemet me derë të mbyllur. Dera hapet 10 cm drejt përfundimit të ciklit, duke lejuar ajrin që të qarkullojë për rezultate të shkëlqyeshme të tharjes.
QuickLift - ndryshoni lartësinë e koshit edhe kur është i ngarkuar plot
Pavarësisht nëse ngarkoni ose hiqni pjatat, bëjeni në mënyrë të rehatshme me koshin QuickLift. Edhe kur koshi i sipërm është i ngarkuar plot, sistemi QuickLift ju lejon të ngrini dhe ulni shpejt sirtarin tuaj për të futur pjata dhe mjete të kuzhinës të formave dhe madhësive të ndryshme.
Shpejt dhe me efikasitet
Kursyesi juaj i ri i kohës. Kur keni një ngarkesë të lehtë, programi ynë i larjes së shpejtë 30-minuta ofron zgjidhjen e përsosur. Dhe e gjitha pa kompromis për rezultatet. Për rezultatin e larjes së përsosur - shpejt.
Merrni performancën më të mirë, me kujdesin e makinerisë
Mbajeni pjatalarësen tuaj në funksionim në mënyrën më të mirë më ciklin e kujdesit të makinerisë. Programi i krijuar posaçërisht dhe detergjenti punojnë së bashku për të mbajtur larg formimin e gëlqeres dhe yndyrës, në mënyrë që t’u gëzoheni rezultateve më të mira të pjatalarëses për më gjatë.

AutoSense, zgjedhja e zgjuar
Gëzojuni një cikli të larjes së pjatave plotësisht të personalizueshëm, çdo herë, me programin AutoSense. Sensorë të zgjuar automatikisht rregullojnë kohën, temperaturën dhe përdorimin e ujit në varësi sesa pastrim ka nevojë çdo ngarkesë. Është larje me efikasitet për rezultatet më të mira.
Mbështetja
Regjistro produktet e tua me MyElectrolux dhe gjej gjithçka që të nevojitet në një vend.
- Shërbim dhe mbështetje më e njësuar
- Akses i lehtë në manualet dhe udhëzuesit e përdorimit
- Ruaji të sigurta të gjitha garancitë
- Oferta të veçanta dhe zbritje
