Kaloni te përmbajtja kryesore

Electrolux 700 MealAssist with PizzaExpert Furrë
EOX8P38WH949288082

Energy label
-
Kapaciteti (L) -
-
Gatim me lidhjen me rrjetin
Gatim me lidhjen me rrjetin

Gëzoji miqtë dhe familjen me pica si në restorant, të përgatitura në shtëpi

Me furrën PizzaExpert mund t’i gostitësh familjarët dhe miqtë me pica të cilësisë së restoranteve napolitane, me një kore të butë e krokante. E pjekur në 340°C për vetëm 2,5 minuta*, pica është aq e shijshme sa kjo furrë gëzon mbështetjen e Akademisë Italiane të Picës (Scuola Italiana Pizzaioli).

*Bazuar në testimet e brendshme me 25 minuta ngrohje paraprake dhe pjekje në 340 °C, certifikuar nga Scuola Italiana Pizzaioli (Akademia Italiane e Picës).

Asistenca automatike të fal siguri në çdo hap

Përgatit me besim pica si në restorant me ndihmën e ekranit me prekje EXCite të furrës PizzaExpert, i thjeshtë në përdorim. Ai të udhëzon për çdo gjë, që nga niveli i duhur i vendosjes së tavës deri te koha e nxehjes, si dhe të njofton se kur duhet ta vendosësh apo ta nxjerrësh picën nga furra.

Në aplikacion ke udhëzime hap pas hapi për përgatitjen e brumit dhe të salcës

Me udhëzimet hap pas hapi në aplikacion, ti mund të përgatitësh me besim brumë klasik ose të stilit napolitan për pica si në restorant. Aplikacioni tregon gjithashtu se si të përgatitësh salcën e domates dhe ofron ide frymëzuese për përgatitjen e picave.

Bëje jetën më të lehtë me takëmet e duhura

Furra PizzaExpert përfshin një tavë pjekjeje prej gize, të krijuar për pjekje në temperatura të larta, e cila të ndihmon të bësh atë koren e picës të butë dhe krokante që mezi pritet. Gjithashtu, ajo vjen me një lopatë pice me vrima për një përdorim të lehtë pa u ngjitur.

Pastrim pirolitik. Funksioni i vetëpastrimit

Duke përdorur temperaturë të lartë, funksioni i pastrimit pirolitik i kthen yndyrat dhe mbetjet e ushqimit në hi, në mënyrë që të mund t'i fshish lehtësisht me një leckë të lagur.

E ke tanimë këtë produkt?

Regjistro produktet e tua me MyElectrolux dhe gjej gjithçka që të nevojitet në një vend.

  • Shërbim dhe mbështetje më e njësuar
  • Akses i lehtë në manualet dhe udhëzuesit e përdorimit
  • Oferta të veçanta dhe zbritje