Kafe cilësore si nga dora e një baristi, falë ekspresit të integruar
Imagjino të përgatisësh në shtëpi kafe cilësore si nga dora e një baristi. Falë ekspresit të integruar mund të përgatisësh kafe të shijshme dhe të klasit botëror nga rehatia e shtëpisë sate.
Touch, një ekran i madh për lundrim të lehtë në meny
Touch është ekrani i madh që të lejon të përdorësh pa probleme dhe intuitivisht ekspresin.
Përzierje e njëtrajtshme dhe e përkryer e qumështit dhe kafesë
Funksioni i sasisë së kafesë dhe qumështit të lejon të rregullosh konsistencën e pijes sate. Kapuçino, kafe me dopio ekspres dhe pak qumësht (flat white) ose makiato e përkryer çdo herë.
Ena e qumështit rregullon dendësinë e shkumës dhe e mban qumështin të freskët
Si shoqëruesja e përkryer për kafenë tënde, ena e qumështit e mban qumështin më të freskët për një kohë më të gjatë dhe të lejon të rregullosh dendësinë e shkumës sipas dëshirës.
Dizajn elegant me materialin e ri të zezë mat
Materiali i zi mat është një shtesë elegante për çdo kuzhinë. Sipërfaqet e qelqit mat dhe me shkëlqim që krijojnë kontrast, me një nuancë të errët, skaje të lëmuara dhe teksturë kundër gjurmëve të gishtërinjve, shtojnë një nivel të ri sofistikimi dhe performance kur gatuan.
E ke tanimë këtë produkt?
Regjistro produktet e tua me MyElectrolux dhe gjej gjithçka që të nevojitet në një vend.
Shërbim dhe mbështetje më e njësuar
Akses i lehtë në manualet dhe udhëzuesit e përdorimit